Veseli takon Ramën

albnews
By
0 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli e ka pritur sot në takim Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës dyditore të cilën po e bën kryeministri Rama në Prishtinë.

Ndonëse nuk pati prononcim për media, Veseli në një reagim të tij thotë se pati takim vëllazëror me Ramën.

”TAKIM VLLAZËROR ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA 🇽🇰 👐 🇦🇱”, shkruan Veseli.

Share This Article