Kryeministri Rama takon Presidentin Thaçi

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku është takuar me presidentin Hashim Thaçi.

Takimi, siç janë mbajtur edhe të tjerat, u zhvillua pa prezencën e mediave.

Ndërkaq Rama në Kosovë po qëndron në një vizitë dy ditore, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale për Thaçin dhe të parin e PDK’së, Kadri Veseli.

Kryeministri Rama ka njoftuar sot se në Kosovë po qëndron për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter.

Share This Article