Vetëm matematika e mban në elitë, ish-ekipi i Brojës merr goditjen e rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Southampton, ish-ekipi i Armando Brojës, tashmë e mban vetëm matematika në Premier League.

Në një takim dramatik me 7 gola, Nottingham Forest mori një fitore të madhe për mbijetesë mbrëmjen e së hënës, 4-3 ndaj Southampton në “City Ground”.

Vendasit triumfuan me rezultatin 4-3 në një takim që ishte shumë i luftuar. Takimi u zhbllokua në minutën e 18’, me Awoniyi, i cili i dha avantazhin ekipit të Nottingham, ndërsa vetëm tre minuta më pas ai shënoi golin e dytë për ekipin dhe të dytin personal.

Miqtë tentuan të reagoni dhe ngushtuan diferencën në minutën e 25’ pas golit të Alcaraz, megjithatë në minutën e 44’ Gibbs-White realizoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e tretë për vendasit. Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola, me Lyanco që u dhuroi golin e dytë miqve në minutën e 51’, teksa Danilo bëri “poker” për Nottingham në minutën e 73’. Miqtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 90+6′ Ward-Prowse realizoi golin e tretë për ekipin e tij, por nuk mjaftoi.

Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi, Southampton ndodhet në vendin e 20 me 24 pikë.

Share This Article