Realit i mungojnë shumë yje kundër Liverpoolit

albnews
By
1 Min Read

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Champions Leagues ndaj Liverpoolit.

Real Madridi do të udhëtojë pa disa nga yjet e skuadrës, shkruan Gazeta Express.

Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Dani Carvajal, Raphael Varane dhe Eden Hazard do të mungojnë në këtë takim.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve e luajtur në stadiumin “Alfredo di Stefano” përfundoi me rezultat 3:1 për “Los Blancos”.

“Reds” do të kenë punë të vështirë për të arritur kualifikimin pas disavantazhit në ndeshjen e parë, por në kampin e ekipit anglez mbizotëron mjaft optimizëm. 

https://twitter.com/realmadrid/status/1381600371311833090?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1381600371311833090%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Freali-publikon-listen-anti-liverpool-mungojne-shume-yje%2F
Share This Article