Veteranet po protestojnë për Thaçin e Veselin, e quajnë të dyshimtë dhe të papranueshme Specialen

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është e papranueshme.

“Jemi mbledhur ane kënd Kosovës në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme për të kundërshtuar akuzat e padrejta dhe të një anshme, të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite të orkestruara edhe nga Serbia edhe nga aleatët e saj”, tha Gucati.

“Shpallja e pazakontë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së e befasoi botën qytetare. Veprimi i prokurorit i pamatur dhe i padrejtë i cili për të ushtruar presin publik ka lëshuar deklaratën para se gjykata të konfirmoj ose rrëzoj akuzën e ngritur”.

“Kjo gjykatë është e  papranueshme, e njëanshme e dyshimtë, ky propozim është sulm direkt mbi Kosovën dhe lirin e saj të cilën e solli lufta e drejtë”, shtoi ai.

Share This Article