Një aeroplan i kompanisë American Airlines është lëvizur nga erërat e forta, që goditën aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worht ne Teksas. Bëhet fjalë për një Boeing 737-800, i cili peshon dhjetëra tonë, që ishte parkuar në portën C21 për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave që frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë.
Por erërat ishin aq të forta, sa aeroplani i parkuar filloi të lëvizë sikur të ishte i ndërtuar “prej letre”. Kamerat e sigurisë në aeroport kanë kapur momentin, kur aeroplani sillej dhe për pak sa nuk përplaset në një avion tjetër të parkuar.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar, ndërsa moti i ligë ka kapluar Teksasin prej më shumë se një javë.