VIDEO/ Momenti kur raketat iraniane godasin bazën amerikane në Bahrein

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani goditi me raketa balistike një bazë detare amerikane në Bahrein të shtunën si hakmarrje ndaj fushatës së përbashkët ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, njoftuan agjencitë iraniane të lajmeve Tasnim dhe Fars.

Sipas raportimeve, objekti i goditur strehon selinë e Flotës së 5-të të Marinës amerikane. Pamje të publikuara nga mediat iraniane tregojnë re të dendura tymi që ngrihen mbi zonën e bazës.

Agjencia Tasnim bëri të ditur se sulmi ishte pjesë e një breshërie të gjerë raketash balistike, në përgjigje të sulmeve të ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Ndërkohë, agjencia shtetërore Bahrain News Agency raportoi se në shënjestër u vu edhe një qendër shërbimesh e lidhur me Flotën e 5-të. Një zyrtar i lartë nga Katari konfirmoi se dy raketa iraniane u interceptuan mbi territorin e vendit.

Raporte të tjera flasin për shpërthime në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa sirena alarmi u dëgjuan në Jordani dhe në Bahrein.

Ministria e Brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve dhe banorëve “të ruajnë qetësinë dhe të drejtohen në vendin më të afërt të sigurt”, pas aktivizimit të sirenave në të gjithë vendin. Autoritetet u kërkuan gjithashtu qytetarëve të përdorin rrugët kryesore vetëm në raste emergjente, për të garantuar sigurinë publike dhe për të lehtësuar punën e forcave të rendit.

Bahreini konsiderohet një aleat strategjik i SHBA-së në Gjirin Persik dhe strehon në mënyrë të përhershme selinë e Flotës së 5-të të Marinës amerikane, me bazë në Manama.

Sulmi shënon një tjetër përshkallëzim të tensioneve në rajon, pas operacioneve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, ndërsa Irani ka paralajmëruar se do të vazhdojë me kundërpërgjigje ndaj çdo goditjeje.

Share This Article