Video ndez polemikat në SHBA, policët arrestojnë një 8-vjeçar në shkollë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa SHBA-ja është përfshirë në protesta-anti racore, pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd, një tjetër video që shkakton polemika është bërë virale.

Videoja u publikua online nga avokati Ben Crump, që përfaqëson familjen Floyd dhe në të shfaqen dy oficerë ndërsa prangosin një djalë 8 vjeçar në ambientet e një shkolle fillore, duke ngritur sërish pikëpyetje në lidhje me dhunën dhe metodat që ushtrohen nga policia gjatë kryerjes së detyrës.

Incidenti ka ndodhur në vitin 2018 në shkollën fillore “Gerald Adams” në Key West të Floridas dhe 8 vjeçari i arrestuar raportohet të jetë me nevoja speciale.

Në video dëgjohet oficeri që i thotë të miturit se do të shkojë në burg, pasi ai goditi një mësuese në gjoks.

https://www.youtube.com/watch?v=BjZwAgq3fGc&feature=emb_title
Share This Article