VIDEO/ Një tjetër sulm me thikë në Sidnej, raportohet për katër të plagosur mes tyre edhe një prift

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident me thikë në transmetim live ka ndodhur në zonën e Sidneit, 24 orë pas sulmit fatal në qendrën tregtare, që la pas gjashtë persona të vdekur. Sulmi ndodhi ndaj një prifti ndërsa predikonte në Kishën ‘The Good Shepherd’, në zonën Weakley ku papritmas një i huaj me thikë që i afrohej Altarit e goditi disa herë.

Besimtarët që ndodheshin aty pranë kanë nxituar menjëherë për ta ndaluar, ndërsa raportohet për të paktën katër të plagosur. Sulmuesi motivet e të cilit nuk dihen ende, është arrestuar ndërsa sipas informacioneve të para nga policia prifti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prifti që u godit me thikë quhet Mari Emmanuel dhe ka një audiencë të madhe në rrjetet sociale, me më shumë se 17,000 ndjekës në Facebook. Ai fitoi famë gjatë pandemisë kur e përshkroi bllokimin e Sidneit si “skllavëri masive” dhe argumentoi se vaksinat janë të kota sepse jeta “normale” do të rrisë imunitetin.

Share This Article