VIDEO/ Përplasen dy tramvaje, dhjetëra të plagosur në Strasburg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i tmerrshëm ndodhi të shtunën pasdite në stacionin Gare Centrale në Strasburg, Francë, kur dy tramvaje u përplasën, duke lënë dhjetëra të plagosur. Sipas raportimeve, rreth 30 persona janë plagosur. Nga skena kaotike duken pasagjerë që thyejnë dyert për të nxjerrë të lënduarit nga vagonët, ndërsa tymi mbulon stacionin nëntokësor.

Aksidenti ndodhi kur një nga tramvajeve, që lëvizi në mënyrë të paplanifikuar, goditi tramvajin tjetër të ndaluar në platformë. Një nga tramvajet ka dalë nga shinat pas përplasjes. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe autoritetet konfirmuan ndërprerjen e trafikut të tramvajit në stacionin kryesor. Tymi i dendur ka mbushur stacionin e tunelit nëntokësor.

https://www.tiktok.com/@loubna6720/video/7458695210197929238
Share This Article