Menduan se i mbron nga koronavirusi, dhjetëra persona në Iran humbin jetën nga alkooli

albnews
By
1 Min Read

Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Iran, pasi janë helmuar me alkool.

Mirror raporton se një thashethem fatal i shpërndarë në provincën në fjalë, në lidhje me koronavirusin, i ka shtyrë viktimat të konsumojnë sa më shumë alkool, me mendimin se ky i fundit të mbron nga Covid-19 (nuk është e vërtetuar shkencërisht!).

Kështu aktualisht, në provincë iraniane, numëron më shumë viktima nga frika prej koronavirusit sesa nga vetë ai.

Sipas Mohammad Javad Moradian, drejtor i qendrës së shërbimit të urgjencës në Fars, Covid-19 u ka marrë jetën 13 personave. Në Iran regjistrohen deri tani 20,610 të infektuar dhe 1,556 viktima.

Share This Article