VIDEO/ Rast tjetër në SHBA, polici vret afro-amerikanin e paarmatosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa SHBA por dhe pjesa më e madhe e Europës është përfshirë në protesta anti-racizëm, një video tjetër dramatike është shpërndarë nga prokurori i Nju Xhersit. Në videon e publikuar shfaqet vrasja e një afro-amerikani të paarmatosur, i quajtur, Maurice Gordon, pasi polici e ndalon në Nju Xhersi për tejkalim shpejtësie.

Ngjarja ka ndodhur më 23 Maj, vetëm dy ditë para vdekjes së Floyd dhe imazhet dramatike janë kapur nga videokamera e mjetit të policisë
Në 30 minutat e para të videos, ndalimi duket rutinë. Polici i merr të dhënat 28-vjeçarit dhe i ofron një maskë dhe shoqërim për te servisi i makinave.

Efektivi lejon 28-vjeçarin, që të qëndrojë i ulur në automjetin e tij në pritje të karrotrecit që do t’i merrte makinën, e cila kishte pësuar defekt. Gordon tentoi të ulej në krahun e shoferit, por në atë moment, polici përdorë sprej djegës dhe më pas e nxjerr nga automjeti dhe e qëllon 6 herë me armë.

Polici është pezulluar dhe është në pritje të rezultatit të hetimit.

https://www.youtube.com/watch?v=F86YR4BiMMs&feature=emb_title
Share This Article