Videot virale të vajzave në rrugët e Manchester, arrestohet 27-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 27-vjeçar nga Bradford ka përfunduar në prangat e policisë në Britaninë e Madhe, për filmimin e vajzave në rrugët e Manchester.

Videot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale, ku ekspozohej mënyra si vajzat visheshin për të dalë në lokale nate. I riu akuzohet për ngacmim dhe veprime të turpshme, pas një sërë denoncimesh të marra nga vajzat që kanë parë veten në video.

Publikimi i pamjeve të tilla pa marrë leje nga njerëzit, u kthye në një trend këtë vit duke grumbulluar miliona shikime e klikime. Shqetësimi më i madh i autoriteteve qëndron te fakti se vajzat filmohen në kënde të ndryshme, duke kapur nga afër pjesë të caktuara të trupit të tyre teksa ecin.

Po hetohen edhe videot e tjera me përmbajtje të ngjashme dhe se kush qëndron pas tyre. Megjithatë ky është arrestimi i parë lidhur me këtë fenomen.

Një zyrtar i policisë është shprehur se është diçka e re, por do të merren të gjitha masat për ta parandaluar.

Share This Article