Vijon lirimi i plazheve nga zaptimet abuzive

albnews
By
1 Min Read

Policia e Lezhës ka liruar në plazhin e Kunes në Shëngjin rreth 8000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 500 cadra e shezlongë.

Policia ka proceduar penalisht 5 përfaqësues ligjor  subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash” si dhe 2 Drejtorë pranë Bashkisë Lezhë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Aksioni ka vijuar edhe në Velipojë ku janë liruar rreth 2500 m2 plazh si dhe janë sekuestruar 235 komplete (shezlongë + çadra + karrige).

Policia e Shkodrës pa proceduar dy pronarë subjektesh që kishin zaptuar hapësirën publike në plazh.

Operacioni vijon në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Share This Article