ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 4 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 7 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 8 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 8 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vijon ngërçi! As përpjekja e 19-të nuk e zhbllokon Kuvendin e Kosovës

albnews by albnews
21 May, 2025
in Kosova
0
Vijon ngërçi! As përpjekja e 19-të nuk e zhbllokon Kuvendin e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Të mërkurën, ligjbërësit refuzuan për të njëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Dështimi i radhës ndodhi një ditë pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i LVV-së, Albin Kurti, ngulmoi se kandidatura e Haxhiut për kryetare të Kuvendit është vendim i partisë dhe se ajo nuk do të tërhiqet.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, më 21 maj, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.

Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 23 majit.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Më 15 maj, pas një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësues të partive politike, Osmani tha se nuk pati pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiakë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Kurti ka thënë më 20 maj se gjatë procesit të formimit të qeverisë, do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione.

Kurti përmendi si partnerë të mundshëm pakicat, si dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Ata që kanë dyshime nëse ai i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, Kurti i porositi: “Më testoni”.

Sipas tij, një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me pakicat dhe me Nismën do të mund të siguronte deri në 80 vota në Kuvend.

LDK-ja më herët e ka refuzuar një ftesë të Kurtit për marrëveshje koalicioni.

Kurti konfirmoi se ka pasur takime me Limajn dhe një rritje të besimit mes tyre, por jo një marrëveshje konkrete./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result