Vijon polemika, Cristiano nuk stërvitet me rezervat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo vijon të mbetet temë më vete në Botërorin e Katarit. Ylli portugez e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Zvicrës dhe u aktivizua vetëm në minutën e 73-të, në vend të Joao Felix.

Sot, trajneri Fernando Santos zhvilloi një stërvitje me futbollistët rezervë të kësaj ndeshjeje të përfunduar 6-1 për portugezët, por mes tyre nuk ishte Cristiano. Në vend të stërvitjes në fushë, CR7 ndenji me titullarët në palestër dhe kreu ushtrime me ta.

Cristiano Ronaldo kishte 31 ndeshje radhazi nëpër turnetë e mëdha (Evropian dhe Botëror) që luante titullar me Portugalinë, derisa dje Fernando Santos vendosi ta linte në stol. Hera e fundit që kishte ndodhur kjo, ka qenë në vitin e largët 2008.

Share This Article