Viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria shënon viktimën e 5 të koronavirusit COVID-19.

Burimet bëjnë me dije për Ora News se ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në spitalin infektiv, Ndue Marinaj.

48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel “Roland” tek Unaza në Tiranë dhe ka shërbyer dhe si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

Ai ishte babai i 4 fëmijëve.

Marinaj kishte 10 ditë që ishte shtruar tek infektivi dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.

Mësohet se ai ka qenë në kontakt me pacientin zero V.Kola.

Ministria e Shëndetësisë pritet të dalë për të dhënë të rejat, ndërsa deri dje në Shqipëri numëroheshin 104 të infektuar, 4 te vdekur dhe 5 të shëruar.

Share This Article