Mijëra viktimave të trafikimit që kanë mbërritur në Britani dhe që rastet e tyre janë zvarritur prej vitesh në sistemin e emigracionit britanik do duhet tu jepet leja e përhershme e qëndrimit në ishull, ka vendosur Gjykata e Lartë në Londër në një vendim maft të rendësishëm gjyqësor!
Sipas gazetës The Guardian, përpara këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, ata që qeveria britanike i pranonte se ishin viktima të trafikimit dërgoheshin mbrapsht në vendet nga kishin ardhur, për të rënë sërish në të njëjtat duar të grupeve kriminale që i kishin trafikuar! Për këtë arsye ata kërkonin azil dhe prisnin me vite me radhë për një përgjigje nga autoritetet britanike të emigracionit dhe vendimet e gjykatave për rastet e tyre të azilit!
Në ndërkohë atyre nuk u lejohej të punonin, studionin apo merrnin ndihmat e zakonshme sociale nga shteti britanik.
Ky vendim i Gjykatës së Lartë kërkon që këtij grupi viktimash të trafikimit tu jepet në masë leja e përhershme e qëndrimit çka praktikisht është hapi i parë i sigurt drejt shtetësisë britanike! Ka një numër shumë të madh shqiptarësh që kanë kërkuar dhe kërkojnë azil si viktima të trafikimit si për prostitucion, ashtu edhe si viktima të skllavërisë moderne kur ata detyrohen të punojnë si kopshtar në të ashtuquajturat “shtëpitë e barit” ose fermat e kultivimit të kanabisit!
Ministria e Brendshme britanike dhe e Emigracionit, Home Office, ka afat deri më 19 tetor të apeloj vendimin e Gjykatës së Lartë, e nëse vendimi nuk apelohet çështja ai hyn në fuqi menjëherë duke ndryshuar jetët edhe të mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani të regjistruar si viktima të trafikimit!