Vizita në 10 muze e parqe arkeologjike, bileta online me çmime simbolike për turistët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti u ka bërë thirrje shqiptarëve të vizitojnë këtë verë muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit tonë duke blerë biletën nga shtëpia.

Ministrja Margariti gjithashtu ka rikujtuar dhe “Paketën Covid”, që ofron çmime të reduktuara për hyrjen e vizitorëve në muzetë dhe parqet arkeologjike, deri më 31 gusht.

“Këtë situatë të vështirë pandemike, mund ta shfrytëzojmë për të njohur më shumë Shqipërinë. Përmes “Paketës Covid”, deri në 31 gusht mund të përfitoni nga oferta e çmimeve të biletave, për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike me çmime simbolike”,- thekson Margariti.

“Çmimet janë edhe më të ulëta nëse do të zgjidhni ta prisni biletën tuaj online, në faqen www.cultureticketalbania.al. Kjo ofertë vlen për 10 muze e parqe arkeologjike, informacioni për të cilat është i mundshëm në 6 gjuhë të ndryshme. Bli biletën tënde nga shtëpia! www.cultureticketalbania.al”- shprehet Margariti./ATSH/

Share This Article