Vizita në Tiranë, Blinken inkurajon gazetarët dhe median: Ju keni ekspozuar korrupsionin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I drejtpërdrejtë ka qenë Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, kur ka mbështetur punën e drejtësisë, teksa ka vënë theksin edhe te mediat dhe puna e saj për të zbuluar korrupsionin në vend.

E ndërsa u ndal në një takim me të rinj shqiptarë që përfitojnë nga programet arsimore e kulturore amerikane, Blinken përgëzoi gazetarët që sipas tij, me punën që po bëjnë, po ekspozojnë dhe po nxjerrin në dritë korrupsionin në Shqipëri.

“Këtu mes nesh sot kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsionin dhe kemi gra sipërmarrëse që fillojnë bizneset e tyre, që luftojnë kundër ekstremizmit dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma edhe më të hapur dhe inkluzive”, u shpreh ai.

Share This Article