“Vjosa Park Kombëtar” shpaloset në Milano, brenda javës edhe në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Vjosa Park Kombëtar Tani” mbërriti në Milano. Slogani  i shkruar në gjuhën angleze zuri vend në sheshin e Duomos.

Ideja u realizua nga disa aktivistë të Patagonia Milan, të cilët kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa.

Organizata Save the Blue Heart of Europe (Ruaj Zemrën Blu të Evropës) në faqen zyrtare në facebook paralajmëron se një banderolë e tillë do të shpaloset brenda kësaj jave edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë.

Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

“Vjosa Park Kombëtar” shpaloset në Milano, brenda
“Vjosa Park Kombëtar” shpaloset në Milano, brenda
“Vjosa Park Kombëtar” shpaloset në Milano, brenda
Share This Article