Një pus naftë është përfshirën nga flakët mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukasit në Patos.
Shërbimi Zjarrfikës Patos menjëherë sapo ka marrë njoftimin ka shkuar në vendngjarje së bashku me shërbimin Zjarrfikës Albpetrol Avari Shpëtimi.
Ndërkohë, pusi që po digjej ishte pranë shtëpive të banuara duke rrezikuar edhe këto të fundit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur izolimi dhe fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve.