Vladimir Putin pëson ”arrest kardiak”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin pësoi një “arrest kardiak” të dielën në mbrëmje, sipas një deklarate të postuar në një kanal Telegram, shkruan The Mirror.

Sipas mediave të huaja, Putin është i sëmurë dhe të gjitha paraqitjet e fundit të presidentit rus, përfshirë vizitat e huaja, janë kryer me praninë e personave të tjerë në ambient.

“Mjekët kryen reanimacion, pasi kishin përcaktuar më parë se presidenti ishte në arrest kardiak,” raportoi kanali në telegram. “Ndihma u dha në kohë, dhe Putini rifitoi vetëdijen”.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Kremlini ndaj pretendimit, por zyrtarët më parë kanë mohuar fuqishëm se Putini, 71 vjeç, vuan nga probleme shëndetësore.

Share This Article