ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 13 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 13 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 13 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 13 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

VOA: Arsyeja pse iu dha medalje Bill Klintonit në Tiranë

albnews by albnews
3 July, 2023
in Albania
0
VOA: Arsyeja pse iu dha medalje Bill Klintonit në Tiranë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I ftuar nga qeveria shqiptare, ish Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, u pritet me nderime në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999.

Në ceremoninë e mbajtur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit kryeministri Edi Rama e prezantoi zotin Klinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij, të lindur pas luftimeve të vitit 1999.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

“Këtë çast nderimi do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Kam dashur gjithmonë të vij këtu. SHBA janë të angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”, tha zoti Klinton.

Ai theksoi se si gjatë këtyre dy dekadave ishte vazhdimisht i rrethuar nga mirënjohja dhe dashuria e shqiptarëve kudo në botë për vendimet, që u morën kundër dhunës serbe në Kosovë.

“Për mua kjo nuk është thjesht një ditë kur kryeministri dhe populli shqiptar i dhanë një njeriu, i cili nuk ka më pushtet politik dhe nuk është më i ri, një vlerësim për atë që bëri në mënyrë të drejtë shumë vite më parë për ju. Kjo është dita kur ritheksohet koncepti, që njerëzit marrin vendimet më të mira kur bëhen bashkë”, tha zoti Klinton.

Ai theksoi, mes të tjerash, se tensionit në veri të Kosovës duhet t’I jepet fund, dhe të ndalen ato marrëzi, sepse asnjë çështje e madhe politike nuk përparon duke patur tension. Kryeministri Rama vlerësoi vendimin e zotit Klinton për ndërhyrjen në Kosovë gjatë vitit 1999.

“Shqipëria është vendi më pro-amerikan që mund të gjendet sot. Ne jemi vend i shqiponjave dhe ne na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtetë. Klinton na mësoi se të ketë shpresë do të thotë të besosh. Se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija dhe nuk ka kurrë popuj të këqij”, tha zoti Rama.

Në prani të shumë politikanëve, autoriteteve, ish drejtuesve të institucioneve të larta shqiptare, si dhe qytetarë të shumtë me flamuj amerikanë dhe shqiptarë në duar, kryeministri Edi Rama, i dorëzoi ish presidentit amerikan Klinton medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”. Ai theksoi se nuk kishte fjalë, që mund të shprehte mjaftueshëm respektin për çfarë kishte bërë Klinon për shqiptarët, ndaj edhe po i jepej çmimi më i lartë. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result