Albania
VOA: Vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve në Shqipëri
Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm për shkak të largimit të fuqisë punëtore aktive, por edhe nivelit të demokracisë në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria janë larguar mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë persona, 70 përqind e të cilëve të rinj.
Zëri i Amerikës bisedoi me një grup të rinjsh, të cilët shprehen se, për shkak të mundësive të lëvizjes dhe komunikimit, po ndryshon edhe perceptimi i një pjesë të të rinjve përsa i përket emigrimit.
Si shumë të rinj shqiptarë edhe Robert Bisha emigroi drejt brigjeve të Italisë kur ishte në moshën 15-vjeçare me dëshirën për të studiuar për pianoforte.
Por ai thotë se, pas përfundimit të studimeve, u përball me mëdyshjen; të qëndronte në vendin e emigrimit apo të kthehej në Shqipëri.
“Në njëfarë mënyre, emigracioni tek unë ishte patjetër shkëputje, një shenjë e fortë ku unë vendos pikëpyetjen: a do të kthehem përfundimisht apo kjo mbetet një çështje e hapur?
Distancat tashmë janë të shkurta. Unë ika, por edhe u ktheva. Dhe jam vazhdimisht në lëvizje”, tregon ai.
Vitet e fundit, thotë Roberti, është zvogëluar ndjeshem distanca mes Shqipërisë dhe Italisë, gjë që nuk ndodhte në vitet e para të emigracionit. Kjo i krijoi atij mundësinë që të jetojë e punojë në mes dy vendeve.
“Në Itali luaj pjesë të mijat, bëj koncerte, kam një studio të vogël ku kompozoj, shkruaj. Kur jam në Shqipëri, në Shkodër kam një festival prej katër vitesh që unë e organizoj.
Nuk luaj vetë, por luajnë muzikantë që unë thërras dhe që janë ndoshta niveli më i lartë pjanistik që kemi”, thotë ai.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me të riun Gerti Palali, i cili emigroi në Torino të Italisë. Ai thotë se një pjesë e të rinjve të shkolluar gjithnjë e më shumë po e ndajnë jetën e tyre mes vendit ku kanë emigruar dhe vendlindjes.
“Jeta në emigracion është pak më ndryshe. Duhet të studiosh, duhet edhe të punosh në një profesion tjetër për të mbuluar shpenzimet e emigracionit, qera e të gjitha këto.
Ndërsa këtu kthehem shumë shpesh sepse e brendshmja nuk më len. Vij për të punuar në profesionin tim.
Më mungojnë duartrokitjet, emocionet e një sheshi xhirimi dhe të gjtiha këto. Kthehem shumë shpesh gjatë vitit me projekte”, tregon ai.
Sipas Institutit të Statistikave, për shkak të emigracionit, nga viti 2011 e në vazhdim, nga Shqipëria largohen rreth 42 mijë persona në vit, ku 70 përqind e tyre janë të rinj.
Ky largim i të rinjve është me pasoja jo vetëm në rënien e fuqisë punëtore, por edhe nivelin e demokracisë në vend. Shumica e të rinjve largohen kryesisht për mundësi më të mira pune, arsimimi dhe kujdesi shëndetësor, por Gerti thotë se, edhe në emigracion të rinjtë përballen me vështirësi dhe probleme.
“Të rinjtë e shikojnë më të lehtë çështjen ekonomike në një shtet tjetër, çështjen e sigurisë dhe shumë çështje të tjera.
Por, është gjë shumë e lezetshme se, kur jemi këtu në Shqipëri themi “lum ju që jeni jashtë se keni lekë, bëni jetë më të qetë”, por kur jemi jashtë themi “ah lum ju që jeni në Shqipëri, sepse si Shqipëria nuk është askush”.
Kështu që, besoj se kjo ka me na shoqëruar gjithmonë”, tregon ai.
Në vitin 2020, Sara Prençi shkoi në Turqi ku po studion rreth televizionit, kinemasë dhe aktrimit. Në krahasim me Turqinë, thotë ajo, Shqipëria është ende mbrapa përsa i përket televizionit dhe kinematografisë dhe kjo e bën pesimiste për mundësinë e rikthimit në Shqipëri.
“E shikoj veten si një aktore dhe kjo është lufta ime më e madhe me veten. Dhe e shikoj veten në Stamboll duke luajtur filma ose duke qëndruar pas kamerave duke xhiruar”, tregon ajo.
Megjithëse sipas sondazheve, një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë pëlqejnë të emigrojnë apo të shkollohen jashtë vendit, ka edhe shumë të tjerë që duan të vazhdojnë karierën në vendin e tyre.
Erisela Smaka ka mbaruar studimet për fizioterapi dhe tani po kryen praktikën profesionale mes gjyshërve në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.
“Kam vendosur për të qëndruar në Shqipëri për t’i shërbyer nënës dhe babit, familjes time dhe pse jo gjyshëve këtu në shtëpinë e të moshuarve.
Këtu kemi moshën e tretë, kanë humbje të levizshmërisë, sensibilitetit, humbje të forcës dhe për këtë ka nevojë për ndërhyrjen e fizioterapistit”, thotë ajo.
Drejtuesi i Qendrës Rinore “Arka”, në Shkodër, Marjan Lukani, thotë se emigracioni ka ndryshuar gjatë tre dekadave të fundit, që nga hapja e Shqipërisë drejt Europës.
Ndërsa në fillimet e tij të rinjtë emigronin me synimin per tu rikthyer dhe ndërtuar një banesë apo biznes pranë familjes, me kalimin e viteve ata e ndërtuan jetën e tyre në vendet ku emigruan.
Ndërsa tani, me lehtësitë e lëvizjes dhe komunikimin, një pjesë prej tyre, po e shikojnë veten mes vendit të emigrimit dhe Shqipërisë.
“Një pjesë prej tyre e kanë ende dëshirën që të kthehen tek vendi i tyre për të dhënë kontributin e tyre për vendin.
Dhe, kam përshtypjen se është një detyrë e madhe e qeverisë, e jona si shoqëri, që të bëjmë të pamundurën që këto të rinj të kenë mundësi për tu rikthy në Shqipëri, tregon Marjan Lukani./VOA
Albania
Krimi në familje, burri dhunon gruan për vdekje, vetëvritet me pistoletë
Një 50-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës mesditën e 2 janarit.
Sose Xhebroj mësohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se çifti kanë pasur probleme me njëri tjetrin dhe kishin shkuar drejt divorcit, teksa janë prindër të dy djemve të rritur. Policia po heton ngjarjen.
“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia.
Albania
Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër
Eshtë zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në 29 dhjetor në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit në boksin elektrik të pallatit ku banonte humbi jetën 61-vjeçari Hysni Ymeri.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, janë arrestuar shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç
Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.
Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.
Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Albania
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.
Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.
Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.
Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.
Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
