Ish-deputetja e PD-së dhe drejtuesja politike për Laprakën, Albana Vokshi ka zhvilluar sot një takim me familjet në nevojë në Laprakë.
Duke bashkëbiseduar me qytetarë dhe ndarë shqetësimin me to, Vokshi theksoi arsyen pse qeveria dhe Edi Rama i ka braktisur njerëzit
“Mbështetja si kryefamiljare të takon me ligj, por ty ta kanë hequr atë që të takon, sepse paratë e tua i marrin i vjedhin dhe tani në prag fushate i shpërndajnë për të blerë vota. Shteti nuk mendon për ty. Për shtetin jeni inekzistent. Të ka hequr dhe 30 mijë lekëshin e vjetër si kryefamiljare, të ka braktisur ty, ka braktisur të gjithë familjet në nevojë, të cilave i ka hequr ndihmën ekonomike. U ka thënë “ke televizor” i ka hequr, kanë biçikletë i ka hequr”, u shpreh Vokshi.
Ajo i kërkoi nënës kryefamiljare që në 25 Prill të braktisin qeverinë që ka lënë më baltë gratë dhe nënat për 8 vjet, duke u bërë pjesë e ndryshimit.
“Pas datës 25 prill qeveria jonë do të japë atë që të takon me ligj, ndihmën ekonomike, të cilën do ta dyfishojmë dhe do të ketë një program të veçantë mbështetjeje për kryefamiljaret. Të gjithë qytetarët po bashkohen me koalicionin opozitar, për të sjellë ndryshimin e madh, sepse vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme që të mendojë për shqiptarët për një jetë më të mirë të fëmijëve tanë”, u shpreh Vokshi./ATSH/