Von der Leyen: ISIS nuk është mundur ende

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të përfshira në luftën kundër Shtetit Islamik që t’i shtojnë përpjekjet për eliminimin e plotë të ISIS-it, pasi ai nuk ishte mundur ende, por kishte ndryshuar vetëm formën.

“Ne e dimë se ISIS nuk është mundur akoma, por ka ndryshuar vetëm formën”, theksoi Von der Leyen përpara Konferencës së Sigurisë së Mynihut këtë fundjavë.

Grupi bazë prej 13 anëtarësh në koalicionin antiislamik ka në plan të diskutojë rrjedhën e ardhshme të veprimeve para fillimit të konferencës në qytetin jugor gjerman. “Ne do të diskutojmë me thellësi se si mund të parandalojmë dhe të luftojmë përhapjen e ISIS-it”, shtoi ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply