Vota e emigrantëve? Celibashi: Ndryshimet deri në janar 2024

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?

Në parim mazhoranca dhe opozita duket se janë dakordësuar për këtë çështje, por ende nuk ka asnjë hap konkret për të zbatuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit ka ngarkuar Kuvendin për plotësimin e hapësirave ligjore dhe ndryshimet kushtetuese, ndërsa kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se këto ndryshime duhet  të realizohen deri në janar të vitit 2024, në të kundërt implementimi i votës së emigrantëve nuk do mund të realizohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

E pranishme në aktivitetin ku u diskutua vota e diasporës, ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Ajo tha se opozita duhet të bëjë më shumë presion për këtë çështje e cila duhet të jetë prioriteti kryesor edhe në komisionin e reformës zgjedhore.

Share This Article