Vrasësi i 77 personave akuzon Norvegjinë për trajtim çnjerëzor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anders Behring Breivik, ekstremisti i krahut të djathtë i cili i mori jetën 77 personave në një sulm me bombë dhe të shtëna në masë në Norvegji në vitin 2011 pritet që të dalë këtë të hënë para gjykatës për padinë që ka bërë ndaj shtetit, që e akuzon për izolim ‘degradues’.

44-vjeçari Breivik mbahet i veçuar nga të dënuarit e tjerë në burgun e sigurisë së lartë Ringerike, që ndodhet pranë Oslos, përgjatë këtyre 11 viteve dhe sipas avokatit të tij, tashmë ai është në gjendje depresive dhe me tendenca ‘vetëvrasëse’.

Sipas DailyMail, vrasësi masiv argumenton se izolimi i tejzgjatur është në shkelje të nenit 3 të Konventës Europane për të Drejtat e Njeriut, që ndalon trajtimin ‘çnjerëzor’ dhe ‘degradues’.

Më 22 Korrik të 2011-s, Breivik shpërtheu me bombë një furgon pranë zyrave qeveritare në Oslo, duke vrarë 8 persona, përpara se të qëllonte për vdekje me armë 69 të tjerë, kryesisht adoleshentë, në një kamp veror për të rinj të Partisë Laburiste në ishullin Utoya.

Në 2012-n, 44-vjeçari u dënua me 21 vjet burg, dënimi më i ashpër i mundshëm sipas ligjit në Norvegji. Ky dënim mund të zgjatet për sa kohë ai konsiderohet kërcënim.

Share This Article