BE harton listën e vendeve ‘të sigurta’ për udhëtime

albnews
By
1 Min Read

BE thotë që nga 1 korriku do të lejojë udhëtarët nga një listë fillestare e vendeve jo-BE të “sigurta”.

Vendet në një version fillestar të listës janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Korrespondentja e BBC Europe Katya Adler raporton se lista do të përditësohet pasi ndryshon situata në vende të ndryshme. Kina, thotë ajo, gjithashtu do të shtohet nëse u ofron vendeve të BE-së një marrëveshje reciproke.

Lista pritet të finalizohet nga nesër në mesditë./BBC

Share This Article