Vrasja e Egli Progës, arrestohen tre persona të përfshirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Gucen nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Ka qenë seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit ajo që ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës së Korçës për arrestimin e të tre personave të implikuar në vrasjen e Egli Progës.

Më parë prokuroria e Korçës ka bërë ndryshmin e  akuzës që policia fillimisht bëri për të tre personat duke i kërkuar gjykatës së Korçës masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërkohë që së fundmi sipas burimeve zyrtare duket se prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke i çuar pas hekurave

Pas reagimit të familjarëve për ndryshim të akuzës ndaj Denis Meçes, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, prokuroria e Korçës ka ndryshuar prokurorin e kësaj çështje duke ja hequr dosjen prokurues Vasjana Postol, duke ja kaluar dosjen titullares së prokurorisë së Korçës Dhorina Theodhori

Fakti që ndryshon masa e sigurisë ndaj 3 personave të përfshirë në këtë ngjarje, nuk përjashtohet mundësia që Denis Meçes të hetohet për vrasje me dashje dhe jo vrasje nga pakujdesia.

Share This Article