Vrasja e policit në veri, sot Parlamenti Europian zhvillon debat të jashtëzakonshëm e rezolutë për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në selinë e Parlamentit Evropian sot do zhvillohet debat i jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri, ndërsa pritet së shpejti edhe miratimi i një rezolute. Debati u iniciua nga socialdemokratët, grupit të dytë me i madh në Parlamentin Evropian.

Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftimin e socialdemokratëve evropian.

Eurodeputetët pritet të reflektojnë në rezolutë edhe pikëpamjet e tyre për rolin e ndërmjetësuesve evropian.

Debati për sulmin do zhvillohet sonte në mbrëmje ndërsa rezoluta pritet të miratohen në seancën e dytë plenare, në gjysmën e dytë të tetorit.

Share This Article