Vriten 2 persona në Gjermani, zhvillohet operacion i madh policor për kapjen e autorëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Gjermani për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur që vranë dy persona një ditë më parë, njoftoi policia.

Trupat e dy viktimave, që të dy të vrarë me armë zjarri, u gjetën para një adrese banimi në Bad Nauheim, qytezë në veri të Frankfurtit të shtunën pasdite, tha policia gjermane.

“Një forcë e madhe policore është dislokuar”, ku përfshihen edhe policë të pauniformuar, degë të forcave speciale, të cilët po mbështeten nga helikopterë, për gjetjen e sulmuesit apo sulmuesve.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk ka rrezik për banorët apo për persona të tjerë”, tha policia gjermane.

Sipas autoriteteve, ende nuk dihen “rrethanat apo motivi” i autorëve të vrasjeve, teksa prokurorët dhe policët kanë nisur hetimet.

Bad Nauheim gjendet 25 kilometra në veri të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej afër 33.000 banorësh. Qyteti njihet në mbarë botën pasi aty Elvis Presley kishte kryer shërbimin ushtarak nga viti 1958 deri më 1960 dhe ku këngëtari ishte njohur me gruan e tij, Priscilla Presley./ REL

Share This Article