Vriten dy shqiptarë gjatë grabitjes në kazino

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Më 15 shkurt 2020 në ora 04:47 minuta në SPB – Shkup është denoncuar se në kazinonë që gjendet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino, me çrrastë kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Derisa sipas denoncimit 20 vjeçari B.N. nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit, i cili ka qenë i punësuar si sigurim në kazino, me kundak është goditur në kokë, pas çka edhe ai ka ndërruar jetë.

Sipas denoncimit, personat e armatosur më pas kanë marrë qarkullimi ditor dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Shkup dhe po merren të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Share This Article