Merkel: Zgjidhja e kontestit për emrin, lajm shumë i rëndësishëm

albnews
By
1 Min Read
German Chancellor and leader of the Christian Democratic Union (CDU) Angela Merkel gestures as she speaks during a press conference at the CDU headquarters on October 29, 2018 one day after the regional state elections in Hesse. - German Chancellor Angela Merkel announced she will not stand again as leader of her centre-right CDU, which she has chaired the CDU for 18 years, and step down as German chancellor when her mandate ends in 2021, making way for a successor following a series of regional vote defeats. (Photo by Markus HEINE / AFP)

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e kënaqur për shkak të zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe vlerëson se tani është hapur rruga për integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Ky është një lajm i vogël, por shumë i rëndësishëm, i cili ka shumë lidhje me luftën dhe paqen, si dhe me stabilitetin”, deklaroi Merkel në tubimin e CDU-së në Trinbilershagen.

Siç transmetoi radio Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, Merkel aktivisht e ndjek problemin që nga samiti i NATO-s në Bukuresht dhe bën përpjekje për gjetjen e mënyrës që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës dhe t’i bashkangjitet Unionit.

“Tani, me Marrëveshjen e Prespës, rruga për vendin është e hapur”, vlerësoi kancelarja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply