Vritet i riu shqiptar në Londër, arrestohen 3 persona

albnews
By
1 Min Read

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër.

Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit është goditur disa herë me thika në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën.
Pasi shkuan në vendin e ngjarjës, policët arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç, si dhe një vajzë 24-vjeçare.

Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.

Kuka kishte shkuar para një viti në Angli.

Share This Article