Vuante nga probleme të shëndetit mendor, vetëhidhet nga kati i tretë dhe ndërron jetë 33-vjeçarja në Durrës

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një 33-vjeçare mësohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati.

Sipas raportimeve nga policia, mësohet se e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Durrës/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article