ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 1 minute ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 7 minutes ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 9 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 15 minutes ago
Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen 24 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

albnews by albnews
23 November, 2025
in Bota, rajoni
0
Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

FILE PHOTO: Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a news conference during German Chancellor Angela Merkel's visit in Belgrade, Serbia, September 13, 2021. REUTERS/Zorana Jevtic./File Photo

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90.

Vuçiç deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”.

RelatedPosts

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Kina ndërton simbol të ri në Ballkan

Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano – e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” – të dhënat që, sipas tij, tregojnë se Vuçiçi ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në “turizmin e snajperëve”, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin forcat serbe rreth Sarajevës së rrethuar për të shtënë ndaj civilëve të qytetit.

Vuçiç, në intervistën për TV Informer, tha se “nuk kishte dëgjuar kurrë për një fundjavë” të tillë.

“Por, kjo s’ka rëndësi. Unë nuk kam pasur pushkë; madje kur kam ardhur dhe kam pyetur nëse mund të jem me ju, më thanë ‘djalosh, kthehu, na duhet gazetar dikush që di anglisht’. Historia është aq absurde dhe këtë e dinë të gjithë; kam incizime, dëshmitarë, dhe aty ku thonë se ishte pushka, në fakt ishin këmbët mbajtëse të kamerës që po ia mbaja kameramanit”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë” për t’i paditur mediat si The Guardian, Daily Mail dhe të tjera që kanë raportuar për këtë.

Vuçiç tha se beson se mund të fitojë miliona euro në këto padi.

“Vetëm duhet të shoh si e kanë formuluar, çfarë kanë formuluar, dhe çfarë do të më thonë avokatët”, deklaroi presidenti i Serbisë.

Guardian, në raportin e tij, shkroi se “presidenti i Serbisë po përballet me një kallëzim ligjor në rastin e ‘fundjavës së snajperëve’ në Sarajevë”, duke përcjellë deklaratat se Margetiq ka paraqitur kallëzimin pranë prokurorëve në Milano.

Tabloidi britanik Daily Mail shkroi se “presidenti i Serbisë akuzohet për pjesëmarrje në ‘safari njerëzor’”, gjithashtu duke cituar pretendimet e Margetiqit.

Edhe të enjten, gjatë konferencës rajonale të biznesit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor, Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, hodhi poshtë akuzat për lidhje me “snajperët e fundjavës”.

Mediat italiane raportuan në fillim të tetorit se prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj shtetasve italianë që thuhet se u kanë paguar shuma të mëdha parash forcave serbe, në mënyrë që gjatë rrethimit të Sarajevës të mund të ishin “snajperë të fundjavës” dhe të vrisnin qytetarë për argëtim.

Rasti është hapur nga prokurori Alessandro Gobbis, nën akuzat për vrasje me paramendim, të rënduar nga mizoria dhe motive të ulëta.

Akuzat aktualisht janë ngritur kundër personave të panjohur dhe burojnë nga një kallëzim i paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni, me ndihmën e dy avokatëve dhe ish-gjykatësit Guido Salvini.

Sipas dëshmive të mbledhura në gjithë Italinë veriore, këta “snajperë të fundjavës”, kryesisht ithtarë të ekstremit të djathtë dhe adhurues të armëve, mblidheshin në Trieste dhe pastaj dërgoheshin në kodrat përreth Sarajevës, nga ku mund të shtinin mbi banorët e qytetit të rrethuar pasi i paguanin forcat e serbëve të Bosnjës.

Gjatë pothuajse katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo fëmijë i dhjetë i vrarë në qytet është qëlluar nga snajperët.

Mbi 14.000 fëmijë janë plagosur.

Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur përgjegjës penalisht – as para gjykatave në Bosnje, e as para gjykatave ndërkombëtare.

Tribunali i Hagës, në vendimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, erdhi në përfundim se fushata e snajperëve kishte një qëllim: “terrorizimin e civilëve të Sarajevës”.

Ish-zyrtarja për shtyp e Prokurorisë së Hagës, Florence Hartmann, i tha Radios Evropa e Lirë se Tribunali i Hagës ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e “ekspeditave turistike të vdekjes”.

“Ne e dinim për këtë, nuk di as si ta quaj. Nuk dinim si ishte organizuar. Jashtëzakonisht e rëndësishme është që është hapur një hetim gjyqësor dhe duhet të hetohet kush ishin organizatorët”, tha Hartmann./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result