Dua Lipa: Protestuesit pro Trumpit janë terroristë

albnews
By
1 Min Read

Dua Lipa, është një nga emrat më të zëshëm kur bëhet fjalë për zhvillimet që ndodhin në botë, e kësaj radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se situata doli jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale. Ylli nga Kosova postoi një fotografi të ngjarjes në InstaStory, ndërsa i drejtohet ish-presidentit amerikan. Ajo i ka quajtur terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, ku mbetën të vdekur katër persona e u arrestuan 52 të tjerë.

“Thirrni ata si janë: terroristë”, ka shkruar ajo.

Share This Article