Vuçiç thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] ëndërron të jetë [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë.

Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës u ndihmoi kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 Maj.

Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë.

“Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme nesër, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiç.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi vendimin e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat komunale dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të tërhiqen.

Aleanca ushtarake e NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë ta shtensionojnë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Këta kryetarë dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb.  /REL

Share This Article