Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës pa fituar edhe Serbia diçka

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka gjë nga ajo që ne të njohim Kosovën e të mos fitojmë asgjë, ka deklaruar sot në Novi Sad presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e citon B92, transmeton Koha.net

Ndaj pyetjes së gazetarëve në Novi Sad se si do t’i përgjigjet Serbia, siç theksohet – ultimatumit të Prishtinës, Vuçiq është kundërpërgjigjur po me pyetje: “Çfarë ultimatumi? Që ne të detyrohemi t’i pranojmë, e të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë prej kësaj”, është shprehur ai.

Le të bëjnë ata punën e vet, ne tonën, pastaj të shohim kush del më i suksesshëm, ka thënë presidenti serb, duke shtuar se me këtë rast është vendimtare të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Ai ka konfirmuar sot se Uashingtoni është serioz në qëllimet që taksa e Prishtinës ndaj produkteve serbe të hiqet dhe se beson se trysnia amerikane do të vazhdojë.

I pyetur nëse pas vizitës në SHBA a konsideron se Uashingtoni kërcënon seriozisht kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me heqjen e taksës, Vuçiq është përgjigjur:

“Absolutisht po. Uashingtoni është absolutisht serioz me dëshirat e tij për heqjen e taksës nga ana e Prishtinës dhe unë u jam mirënjohës njerëzve në Shtëpinë e Bardhë, në radhë të parë, dhe në Departamentin e Shtetit” u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Share This Article