Boksieri kosovar Faton Vukshinaj më 4 dhjetor në Bazel të Zvicrës do të boksojë për titullin WBC Francophone në kategorinë e mesme.
Vukshinaj përballë do ta ketë boksierin rumun Florin Cardos.
Për Vukshinajn është hera e parë në boksin profesionist që bokson për një titull.
Vukshinaj 30-vjeçar ka bilanc prej 12 fitore (7 KO) e dy barazimeve.
“Pres fitore në Bazel. E shpresoj që kjo fitore të më ngrisë më lartë në renditje që të boksojë për njërin nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist”, ka thënë Vukshinaj për KOHËN.
Vukshinaj së fundi kishte boksuar në Gjermani në shkurt të këtij viti, duke e mposhtur me vendim unanim pas tetë raundeve boksierin gjerman Alexander Rigas.
Kundërshtari i tij Cardos ka bilanc prej 21 fitore e dy humbjeve. Ai gjatë karrierës ka fituar edhe titull të vendeve të Bashkimit Evropian në boks profesionist. Si dhe titull mesdhetar në versionin WBC.
Cardos kishte boksuar me Festim Kryeziun në nëntor të vitit 2018. Atë luftë Kryeziu e kishte fituar me nokaut teknik në raund të dytë.