Walessa: Trump ta rikthejë SHBA-në në perandorinë e së mirës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të përpiqet të rivendosë udhëheqjen morale të SHBA-së, për t’u bërë “perandoria e së mirës”, kërkon ish-drejtuesi i sindikatës dhe presidenti polak Lech Walesa, tri ditë para vizitës së presidentit amerikan në Poloni.

Trump pritet të dielën në Varshavë, me rastin e 80 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939, me një sulm të Gjermanisë naziste kundër Polonisë.

“Présidenti Trump, ju kërkoj të rifitoni pozicionin e liderit botëror për SHBA-në”, theksoi Walesa, 75 vjeç, drejtuesi i parë i Sindikatës Solidaritet dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja “Rzeczpospolita”.

“Bota ka nevojë për lidershipin e SHBA-së. Për lidership moral dhe politik, jo vetëm për lidership ekonomik dhe ushtarak”, shtoi ai.

“Unë kam një mesazh për presidentin Trump. Për vite me radhë SHBA-ja ka qenë perandoria e së mirës, që ka udhëhequr botën”, theksoi Walesa.

“Ata ende kanë një përparësi ushtarake dhe ekonomike mbi të tjerët, por, moralisht e politikisht, SHBA-ja nuk është më lider botëror”, shtoi ai.

Duke folur për “perandorinë e së mirës”, ish-presidenti polak iu referohet shprehjes “perandori e së keqes” e përdorur në vitin 1983, në mes të krizës së “Euromissiles”, nga presidenti amerikan Ronald Reagan, si përcaktuese për ish-Bashkimin Sovjetik./SHBA/

Share This Article