‘Washington Post’ i bën jehonë përplasjes së Metës me ambasadoren amerikane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë përplasjes së fortë mbrëmjen e djeshme mes ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Ndërkohë Meta pretendoi se Kim i tha atij gjatë një telefonate: “Ne dimë disa gjëra për ty“. “Unë i kam thënë (Washingtonit) që nëse ke ndonjë problem me mua, të lutem më njofto sepse e di që mund të më vrisni edhe mua” ishte deklarata e fortë e Metës.

Ndër të tjera Meta shtoi se ai do të shkonte në një mal aty pranë dhe pastaj “ju mund të lëshoni një raketë mbi mua, në mënyrë që të mos dëmtoj njerëzit e tjerë“, citon “Washington Post” deklaratën e Ilir Metës.

Presidenti i Shqipërisë ka akuzuar ambasadoren e SHBA për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit të vogël Evropian duke mbështetur kryeministrin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Presidenti Ilir Meta foli ashpër për ambasadoren Yuri Kim gjatë një bisede televizive të Premten në mbrëmje dhe i bëri thirrje diplomates amerikane të ndalojë mbështetjen për kryeministrin Rama i cili po shkel zgjedhjet” vijon më tej artikulli.

Në shkrim theksohet se situata është e tensionuar dhe pak ditë më parë një mbështetës i shumicës në qeveri u vra në Elbasan. “Përballjet midis mbështetësve të qeverisë së Ramës dhe opozitës kulmuan të mërkurën me vdekjen e një mbështetësi kryesor të Partisë Socialiste në qeverisje”.

Share This Article