Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2020.
Në këtë raport thuhej se prioritet në vendin tonë ishte lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, Yuri Kim në Twitter shton se për këtë prioritet SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë dhe opozitën në Shqipëri, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt.
“PresidentiBiden dhe SekretariBlinken kanë theksuar përparësinë e ripërtëritjes në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA-të do të punojnë më shumë se kurrë me qeverinë shqiptare, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt, në ndjekje të këtij përparësie”, tha Kim.