Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbështetur mesazhin e Kishës Katolike në vend lidhur me shitblerjen e votës.
Në mesazh thuhet se Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon
Deklarata e ambasadores Kim:
Mesazh i fortë i Kishës Katolike: “Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon.”