Yuri Kim paralajmëron drejtuesit e partive: Mos fyeni votuesit me kandidatët për deputetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë fare pranë dhe Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor të dakordësuar me 5 qershor, sikundër edhe ndryshimet kushtetuese, Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë me një porosi të qartë.

Përmes një postimi në twitter, Ambasadorja Yuri Kim shkruan:

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini vetë kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”.

Reagimi i Ambasadës amerikane vjen pasi në media qarkulloi lajmi për kandidimin e Gjin Gjonit për deputet nga Partia Demokratike, por që kjo e fundit e mohoi fill më pas një gjë të tillë./Ora News/

Share This Article