Te Chelsea janë të vendosur për të transferuar një portier të ri për edicionin e ardhshëm. Londinezët kanë kthyer sytë kah portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen pas kërkesës së lartë të Atletico Madridit për Jan Oblakun, raportojnë mediat angleze të mërkurën.
Ter Stegen shihet si përforcim i madh te Chelsea, që tashmë ka nxjerrë në shitje Kepa Arrizabalagan që nuk është më në planet e trajnerit Frank Lampard.
Në fakt, Chelsea do të mundohet ta përdorë portierin spanjoll si shkëmbim për ta bindur Barcelonën në lirimin e gjermanit Ter Stegen që ka një klauzolë lirimi prej 180 milionë euro. Ter Stegen është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014 dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
28-vjeçari vlerësohet ndër portierët më të mirë në botë.