Zaev: Papunësia ka rënë në shkallë historike prej 15.9 përqind

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Zoran Zaev, në faqen e tij në Facebook ka shkruar se papunësia në tremujorin e dytë të vitit 2021 është ulur në 15.9%. Zaev shkruan se në krahasim me periudhën e njëjtë të viti 2020, papunësia është ulur për 4.8%.

Kryeministri më tej shkruan se statistikat tregojnë çekuilibër midis punësimit të meshkujve dhe femrave. Punësimi për burrat është 55.8 përqind, që është afër mesatares evropiane.

“Shkalla e punësimit është ende mjaft e lartë te burrat, në 55.8 përqind dhe është shumë afër mesatares së BE-së (60 përqind), ndryshe nga gratë ku kjo normë është 38.7 përqind. Kjo qeveri është e angazhuar për të korrigjuar këtë çekuilibër përmes masave aktive të punësimit, ku këtë vit, për herë të parë, parimi i përdorimit të këtyre masave u prezantua në raport prej 60 përqind për gratë dhe 40 përqind të buxhetit që do të ndahet për të mbështetur punësimin e meshkujve”, ka shkruar Zaev.

Ai gjithashtu thotë se vala e ndërtimit dhe hapjes së kopshteve pritet të ndikojë edhe më tej që gratë të jenë më të përfaqësuara në tregun e punës.

Share This Article