Nga samiti BE-Ballkan Perëndimor pres mesazhin e qartë dhe të pastër se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se BE-ja është e gatshme për këtë, në përputhje me të gjitha hapat që duhet të bëhen, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së përbashkët me ministrin e Mjedisit, Naser Nuredini.
”Pritshmëritë për ne janë që të dërgojnë, përmes liderëve në Këshillin Evropian, një mesazh të fuqishëm dhe të motivuar për vazhdimin e fokusit maksimal të BE-së drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi ai.
Në lidhje me optimizmin e negociatave me Sofjen, Zaev, theksoi se ”shpresoj se periudha e tetorit, nëntorit dhe dhjetorit do të shfrytëzohet maksimalisht për punë dhe përkushtim për gjetjen e zgjidhjeve”.

